Fillimi i kësaj jave parashikohet të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të pësojnë zhvillime në orët e pasdites dhe kryesisht të mbrëmjes duke sjellë rrebeshe në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore.
Edhe gjatë ditës së martë në Shqipëri do të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm. Në pjesën e parë të ditës motit do të jetë i kthjellët, ndërsa mbasdite pritet rikthim i vranësirave në pjesën më të madhe të territori.
Ndërkohë pritet që reshjet e shiut të jenë prezente në të gjithë territorin, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.
Sa i përket temperaturave pritet që të arrijnë në 32 gradë celsius në vlerën maksimale.