Ditën e mërkurë duket se do të kemi drejtorin e ri të policisë së shtetit që do të marrë firmën e kryeministrit në mbledhjen e qeverisë.
Prej mesditës kur doli lajmin për largimin e tij, Gledis Nano ende nuk ka bërë asnjë reagim. Heshtje edhe nga ministria e Brendshme.
Burime zyrtare nga policia thanë për “5pyetjet.al” se “nuk ka asgjë zyrtare”, por nuk e mohuan. Kryeministria tha për “5pyetjet.al” se “nuk kemi informacion”.
Por heshtja e vetë Nanos do të thotë shumë.
Ai nuk ka reaguar për ta përgënjeshtruar dhe ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me shkarkim apo dorëheqje.
Ndërkohë që po lakohen emrat e parë për pasuesin.
Emrat më të përfolur për ta zëvendësuar janë Lorenc Panganika, aktualisht drejtor i Policisë së Tiranës.
Dhe i dyti është drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Muhamet Rrumbullaku. Sipas mediave sot ai është parë në ambientet e Kryeministrisë.
I është komunikuar detyra e re? Ende nuk ka asgjë zyrtare.