FBI-ja ka nisur një hetim ndaj një gruaje ukrainase, e cila pretendonte se ishte pjesë e familjes së famshme Rothschild. Shpesh ishte bërë pjesë e festave të ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago.
Inna Yashchyshyn është me origjinë nga Ukraina, por ajo përdorte emrin e Anna de Rothschild si një biznesmene duke u bërë pjesë e organizimeve me të ftuar të nivelit të lartë të Trump.
Në disa raste, në vitin 2021, por edhe gjatë këtij viti, ajo u bë pjesë e organizimeve ku të tranishëm ishin senatorë.
Gjithashtu, ajo ka bërë edhe foto me Donald Trump në fushën e golfit. Raporti i fundit vjen në një kohë kur FBI bastisi rezidencën e ish-presidentit në Mar-a-Lago.