Kreu demokrat Sali Berisha sot ka zhvilluar foltoren e radhës para Kryeministrisë.
Nga podiumi para Kryeministrisë kryedemokrati tha se Edi Rama po mbron vetëm veten dhe familjen e tij.
Sipas Berishës Rama përdori mandatet për të mbrojtur Belinda Ballukun.
Berisha theksoi se PD do të ngrihet kundër Ramës dhe Ballukut, pasi këta nuk përfaqësojnë Shqipërinë por krimin dhe vjedhjet.
Ndër të tjera Berisha u bëriu thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës që sa herë ti shohin zyrtarët dhe hajdutët e PS ti gjuajnë me vezë dhe domate për ti turpëruar para të gjithëve.









