Një gjykatëse federale ka vendosur për mbajtjen e një seance dëgjimore këtë javë për mundësinë e caktimit të një eksperti të pavarur për të shqyrtuar dokumentet.
Disa prej të cilave të klasifikuara, të marra nga rezidenca e ish-Presidentit Donald Trump. Ky i fundit pretendon se mbrohet nga imuniteti i ekzekutivit. Departamenti i Drejtësisë i është përmbajtur praktikës së mëparshme, duke mos komentuar për hetime në vazhdim.
Një betejë ligjore ka filluar që kur agjentët federalë bënë kontroll në Mar-a-Lago, rezidencën në Florida të ish-Presidentit Donald Trump.
Megjithëqë kërkesat prej muajsh dhe një fletëporosie të dërguar më herët këtë vit, ish-presidenti mbajti dokumentet që Arkivat Kombëtare.
Agjentët gjetën 11 dosje dokumentash të klasifikuara. Disa prej tyre përmbanin edhe emrat e personave që kanë shërbyer si burime konfidenciale.
A janë deklasifikuar dosjet?
Presidenti Trump dhe ekipi i tij ligjor nuk kanë vendosur nëse duhet t’i bëjnë publike detajet e urdhrit për kontroll të Departamentit të Drejtësisë.
Ata i kërkuan një gjykatëseje federale, të emëruar nga Trump në vitin 2020, që të caktojë një “arbitër” të pavarur. Gjykatësja Aileen Cannon është shprehur paraprakisht në favor të një emërimi të tillë.
“Është mirë që do të kenë një ekspert që do të shqyrtojë dokumentat që (ish) presidenti i kishte me të gjithë të drejtën. Si dhe dokumentet që nuk janë dorëzuar ende. Me sa kuptoj, ai ka dorëzuar shumë dokumente. Duhet t’i kishte dorëzuar të gjitha. Mendoj se edhe ai e di këtë tashmë”, tha Senatori republikan Roy Blunt.
Ish-Presidenti Trump thotë se i ka çklasifikuar dokumentat në fjalë gjatë kohës kur ishte ende në detyrë në Shtëpinë e Bardhë. Është një pretendim që pasardhësi i tij, Presidenti Joe Biden e hedh poshtë.
Presidenti Biden thotë se as nuk dëshiron t’i dijë detajet e hetimit dhe se është në dorë të Departamentit të Drejtësisë.
Ish-Nënpresidenti Mike Pence u pyet rishtazi nëse kishte marrë dokumenta të klasifikuara kur u largua nga Uashingtoni dhe u përgjigj thjesht: “Jo. Me sa di unë, jo”./VOA