Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe kryetari i kësaj partie, Ilir Meta ka nxjerr një rast të paprecedent sipas tyre në lidhej me ujësjellësin e Memaliajt.
Bëhet fjalë për një inaugurim para zgjedhjeve që vetë kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin Bledi Çuçi përuruan ujësjellësin që do të furnizonte disa fshatrat. Por në bazë të deklaratës së Vasilit, vepra u inaugurua dy muaj para se të firmosej kontrata dhe punimet nga firma filluan 2 ditë para se të shpallej fituesi i tenderit.
Bëhet fjalë për ujësjellësin e Memaliaj dhe fshatrat, një investim 4 miliardë e 800 milionë lekë të reja, që në 7 prill u bë publik pak ditë para fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.
Tenderi përkatës, në realitet, kryeministri siç dihet grabitqar dhe hajdut shkon të inaugurojë një investim që nuk është tenderuar akoma.
Vërtetohet me dokumentet e agjencisë së Prokurimit Publik, skandali e pjesa më e rëndë, tenderi, fituesi shpallej në 9 prill kurse kryeministri që në datën 7 prill, pa e ditur kush do fitonte ka vajtur ka nisur punimet, tha Vasili.
Nga ana tjetër Meta ka llogaritur shkeljet e Ramës në këtë prokurorim publik duke shtuar se në këtë rast ai bënë 7 vite burg vetëm me procedurat e tenderimit. Ai ka shtuar se shkelja rritet, pasi është shkelur Kodi Zgjedhor.
“Përgjigjet e Ramës do të jenë para ligjit të tij me firmat e tij.
Për një rast janë 12 vite burg, vetëm për një rast. Për sa i përket Kodit Zgjedhor, shteti është bërë njësh me partinë,” ka thënë ai.