Shqipëria në datë 27 shtator në 20:45 në “Air Albania” do të zhvillojë ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve ndaj Islandës.
Sot FSHF ka publikuar çmimet e biletave për tifozët dhe sportdashësit që kanë dëshirë të shikojnë dhe mbështesin kuqezinjtë në stadium.
Për të parë Kombëtaren në stadium duhet të paguar 15 000 lekë nëse dëshiron një vend në tribunën VIP dhe 750 lekë pas porte.
