Autoritetet britanike janë vendosur prej më shumë se një viti në lëvizje për bllokuar fluksin e emigrantëve shqiptarë.
Një marrëveshje u firmos vitin e kaluar, por ende nuk është zbatuar. Çështja u rikthye me emergjencë nisur nga fluksi i shqiptarëve me gomone drejt ishullit.
Por cfarë pritet që të ndodhë? Dy janë lëvizjet.
E para, “Daily Mail” thekson se Britania ka paguar për një stacion policie “special” me kosto 1 milion paund në kryeqytetin shqiptar për të ndihmuar në përpunimin e të dhënave të emigrantëve kur kthehen.
Lëvizja e dytë është dërgimi i oficerëve shqiptarë në Britani për kapjen e emigrantëve.
“Këto të dhëna biometrike do t’u mundësojnë oficerëve të zbulojnë çdo shqiptar të kërkuar nga policia shqiptare ose që ka një histori kriminale.
Ata do të kenë dy laptopë me të gjitha sistemet dhe të dhënat që ka policia shqiptare” shkruan më tej “The Telegraph”.
“Daily Mail” thekson se ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i policisë Gledis Nano, ai që ka propozuar dërgimin e oficerëve shqiptarë në Britani.