Lezha u trondit nga një ngjarje tejet e rëndë në orët e vona të së hënës. Ish-dhëndri, Besnik Pjetri, ka vrarë me armë ish-vjehrrin e tij Pjetër Përjaku dhe kunatin, Genti Përjakun.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë e Zezë në Lezhë. Mësohet se dy viktimat ditën e sotme kishin ardhur nga Italia.
Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.
Uniformat blu bëjnë me dije se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të identifikuar si Besnik Pjetri.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.