-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Media gjermane: Gazetarët në riedukim dhe gjyqe, Shqipëria mes diktaturës dhe BE-së

Kryesoret

Pas marrjes së statusit të vendit kandidat nga BE-ja, Shqipëria ka një sërë kushtet të tjera për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kryetarja e KiE, Ursula von der Leyen gjatë konferencës së djeshme foli dhe për vlerat e Union, parësorja ajo e lirës së shtypit dhe fjalës.

Por vendi jonë prej kohësh, po pëson një zbritje për sa i përket renditjes së Reporterëve pa Kufij. Nga 180 vende që janë pjesëmarrës, Shqipëria është në vend të 103 dhe rendit më poshtë se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Problemet me lirinë e shtypit u trashëguan që nga sistemi i kaluar i monizmit, por sot ato janë bërë më të dukshme.

Pandemia

Karantinimi gjatë COVID-19, prej marsi të 2020 evidentoi një bllokimi të raportimi të gazetarëve për situatës aso kohe. Gazetarët u kufizuan në daljet e tyre dhe konferencat e politikanëve regjistroheshin nga zyrat e tyre, e më pasi silleshin të gatshme për mediat.

Po ashtu raportimi në zgjedhjet parlamentare ishte një tjetër kufizim. Masa do të merreshin dhe për raportimin nga Kuvendi. Gazetarët do të prisnin në sallën e sipërme të Kuvendit, jashtë mbledhjes së deputetëve dhe do e ndiqnin seancën plenare nga monitorët.

Këto janë vetëm disa faktor që po rrëzojnë çdo ditë lirën e shtypit.

Riedukimi

“Kazani mediatik”, këto kanë qenë fjalët e kryeministrit, sa herë media tentoi të investigonte apo ti drejtonte pyetje, “jashtë pagese”.

Rideukimi, një formë e përdorur në regjimet totalitare, dhe këtu në Shqipëri gjatë kohës së qeverisjes nga Enver Hoxha. Është rikthyer sërish nga kryeministri Rama. Deri më tani kemi dy gazetarë të dërguar në riedukim, Klevi Muka dhe Ambrozia Meta.

Muka pyeti ministren e Jashtme Olta Xhaçka për një konflikt të mundshëm interesi mes pozicionit të saj dhe punëve të bashkëshortit.

“Në tre muajt e ardhshëm do t’i nënshtroheni një mase riedukimi: nuk jeni më i mirëpritur në asnjë konferencë shtypi”, iu përgjigj Rama.

Gazetarja Meta kishte kërkuar më parë informacion për një rast korrupsioni në qeverinë e Ramës. Ajo u dërgua në riedukim për 60 ditë.

Padit kundër gazetarëve

Rama dhe ministrat e tij përdorin edhe mjete ligjore. Gazetarët e pabindur paditen rregullisht për shpifje në Shqipëri. 6000 padi kundër kundërshtarëve të tij janë synimi i tij, mburrej Rama në parlament në dhjetor 2020. 

 Këto synojnë t’i vënë gazetarët e papëlqyer nën një presion të tillë, duke kërcënuar me gjoba dhe sanksione penale, saqë nuk ka kohë për artikuj kritikë. 

AMA mund të urdhërojë që artikujt në internet të hiqen nëse përmbajnë të pavërteta. Nëse redaktorët në fjalë nuk reagojnë. Ata kërcënohen gjoba deri në 6500 euro apo edhe mbyllja e të gjithë faqes.

Agjencia për Media dhe Informim

Kjo është një organizatë e formuar nga Endri Fuga. Ky i fundit prej kohës mban rolin e drejtorit të komunikimit në Kryeministri. Gjë që tregon se dhe kjo agjencisë nuk i ofron liri apo pavarësi shtypit.

Por gjatë fjalës së tij në Bruksel, ku u prek dhe liria e shtypit. Rama premtoi se ishte krah gazetarëve, dhe kjo vetëm pak ditë pas riedukimi të Mukës.

 “Gjyqet, dhuna policore dhe fushatat kundër gazetarëve nuk janë gjë tjetër veçse gënjeshtra dhe fantazi,” ka shkruar ai në Twitter./Franffuter Allgemenia

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit