Janë ndarë në vitin 2019, por postimet e fundit të Irina Shayk me ish-bashkëshortin Bradley Cooper kanë bërë lëmsh rrjetin me dyshimet për një ribashkim.
Ndonëse mund të jenë edhe thjesht dy ish-bashkëshortë që po bëjnë pushime me vajzën e tyre 5-vjeçare, një ikonë zemre që shoqëron postimin e modeles ka ngritur pyetje rreth marrëdhënies tyre
36-vjeçarja pozoi me bikini teksa mbështeste kokën në supin e Cooper, që e shoqëron në pushimet në Bahamas, ndërsa nuk mungojnë buzëqeshjet vesh më vesh.
Në një foto tjetër, Irina u shtri mes një zemre gjigande të vizatuar në rërë, teksa në të tjera ushqente kafshët.
Gjithsesi, fotoja me Bradley ka rrëmbyer gjithë vëmendjen e ndjekësve që janë shprehur të entuziazmuar për një bashkim mes tyre. Në komente, ata e kanë cilësuar si “postimi i vitit” dhe nuk e kanë rezervuar aspak përkrahjen për çiftin.