Rudina Gërdani, edukatorja që ka dhunuar një 3-vjeçar në kopshtin privat “Gledis” në Tiranë, është shpallur në kërkim pas denoncimit të bërë nga prindërit e fëmijës.
Babai i 3-vjeçarit ka raportuar për dhunë të përsëritur ndaj djalit të tij, duke përmendur se i biri kishte treguar se ishte goditur nga edukatorja.
“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi. Ai po bënte rreth 3 muaj atje. Më herët unë kam qenë në punë dhe nuk kam vënë re shenja dhunë më parë. Mendoja se e kisha lënë djalin të qetë në kopsht”, tha Lorenc Rrapa.
Pas inspektimit të kamerave të sigurisë, janë zbuluar disa momente dhune, ku fëmijët goditeshin nga Gërdani.
“I thash ‘Priam të lutem më trego çfarë ka ndodhur’ më tha, ‘Më kapi Rudi. Unë i thash puçe Priamin, Rudi më tërhoqi te dora fort’. Unë u bëra nervoz, telefonova pronarin dhe drejtoreshën. U dërgova një mesazh ‘Shpresoj mos të jetë e vërtet çfarë ka nbdodhur me Priamin, ai ndihet i dhunuar thotë më ka goditur Rudina’. Më tha ‘Shpresoj mos të jetë e vërtetë, po do shikojmë kamerat. Të nesërmen kur shkuam në kopësht, Priami nuk pranoi të futej brenda, shkuam në një lokal dhe pamë kamerat. Aty konstatova dhunën. Brenda një afati kohor rreth 2 orë e 30 fëmijë janë dhunuar 2 fëmijë. Gjatë vëzhgimit të kamerave kam parë tre momente dhune.”
Ajo është denoncuar nga prindi i fëmijës dhe aktualisht është në kërkim nga autoritetet.