-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lideri i Irakut drejt ikjes, 23 persona të vdekur në mes të Bagdatit

Kryesoret

Të paktën 23 persona janë vrarë në disa prej luftimeve më të ashpra në kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Këto luftime janë të shkaktuara nga vendimi i një lideri kryesor për t’u larguar nga politika.

Të shtëna me armë zjarri dhe raketa shpërthyen ndërsa mbështetësit e klerikut mysliman shiit Moqtada al-Sadr.

Sadr ka urdhëruar mbështetësit e tij të tërhiqen nga jashtë parlamentit, ku ata kanë protestuar prej javësh.

Iraku ka qenë në një gjendje paralize që nga zgjedhjet jopërfundimtare në 2021.

Dhuna filloi të hënën pasi Sadr, një nga figurat më me ndikim të Irakut, tha se po tërhiqej nga jeta politike.

Blloku i tij fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e tetorit, por nuk mundi të binte dakord për formimin e një qeverie të re me bllokun e dytë më të madh.

Dikur një aleat iranian, Sadr e ka ripozicionuar veten si një nacionalist që dëshiron t’i japë fund ndikimit të SHBA-së dhe Iranit mbi çështjet e brendshme të Irakut.

Luftimet po zhvillohen midis milicisë së Sadr, të njohur si Brigadat e Paqes, milicive të mbështetura nga Irani dhe anëtarëve të forcave irakiane të sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit