Për Komisionin Evropian, “Pasaportat e arta” të qeverisë Rama i hapin dyert krimit të organizuar.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero-Hernandez, në një intervistë për DW foli mbi rreziqet potenciale të zbatimit të projektit për dhënien e shtetësisë të huajve që mund të investojnë në Shqipëri.
“Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta.
Komisioni i konsideron këto skema në shkelje të ligjit të BE-së dhe ka nisur në vitin 2020 procedurat kundër shteteve anëtare që e kanë shkelur këtë ligj.
Për shkak të perspektivës së shtetësisë së ardhshme të BE-së, kombësia e vendeve kandidate mund të bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët”, tha nder te tjera Pisonero.