-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasen dy makina në Elbasan-Tiranë, 3 të plagosur

Kryesoret

Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e së martës pas një aksidenti në aksin Elbasan-Tiranë.

Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orë 08:30, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Mamël, mjeti tip “Volkswagen “, me drejtues shtetasin Xh.B., 56 vjeç, banues në fshatin Mamël, Elbasan, është përplasur me mjetin tip ” Ford”, me drejtues shtetasin A.B., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit S.B., dhe O.B., të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip “Volkswagen ” gjithashtu është plagosur edhe drejtuesi i mjetit “Ford”, të cilët  janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit