-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rënie e volumit të mallrave në portet e Shqipërisë për muajin korrik

Kryesoret

Për muajin korrik të këtij viti, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është 334,5 mijë tonë.

Kjo shifër tregon një rënie me 28,1 për qind krahasuar me muajin korrik të vitit 2021, sipas raportit të fundit nga INSTAT-i.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë rezulton 1,615 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 4,2 për qind krahasuar me korrikun e kaluar.

Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 152,0 tonë, duke u ulur me 12,2 për qind në krahasim me muajin korrik të vitit 2021.

Në shtatëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është 2.414,1 mijë tonë, duke u ulur me 14,1 për qind krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2021.

Volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 11.690 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 29,7 për qind krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2021.

Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.133,2 tonë, duke u ulur me 0,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 219.701 pasagjerë. Krahasuar me korrikun e kaluar, ky tregues është rritur me 71,9 për qind.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 549 pasagjerë. Krahasuar me korrikun 2021, ky tregues është ulur me 91,7 për qind.

Transporti ajror i pasagjerëve zë 73,6 për qind të transportit gjithsej për korrikun e këtij viti.

Numri i fluturimeve u rrit me 33,2 për qind krahasuar me muajin Korrik 2021. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 614 mijë e 340 pasagjerë, duke u rritur me 44,8 për qind.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit