-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Euro bie poshtë 102 lekëve, në nivelin më të ulët që nga data 7 dhjetor

Kryesoret

Kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdon rënien dhe ka prekur një nivel të ri minimal për vitin 2024.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të enjten me 101.65 lekë, duke zbritur për herë të parë këtë vit poshtë kufirit të 102 lekëve. Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit Euro-Lek që nga data 7 dhjetor 2023.

Ritmet e rënies vjetore të kursit Euro-Lek janë përshpejtuar dhe aktualisht monedha europiane këmbehet në rënie, me më shumë se 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në kah të kundërt ka lëvizur Dollari Amerikan, që të enjten është rritur me 0.74 lekë dhe ka arritur në kuotën e 94.7 lekëve, duke reflektuar një forcim të monedhës amerikane ndaj Euros në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, edhe në rastin e dollarit, tendenca më afatgjatë paraqitet në rënie. Me bazë vjetore, edhe dollari është në rënie me 8.4%.

Në rënie është edhe Paundi Britanik, që të enjten u këmbye me 118.74 lekë, niveli më i ulët për vitin 2024. Kursi i Paundit me Lekun është rënie me 7.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se oferta e monedhës europiane në treg paraqitet e lartë, në linjë me pritshmëritë për një rritje më të mëtejshme të shifrave të turizmit për këtë vit. Ky efekt tashmë po ndihet në pjesën më të madhe të vitit dhe nuk është më i lidhur vetëm me sezonin veror, kur gjithsesi shënon periudhën e pikut. Për më shumë kliko KËTU

/ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit