Pas incidentit të ndodhur disa javë më parë në fabrikën e armëve në Gramsh, ky dy rusë dhe një ukrainas u akuzuan për spiunazh. Ngjarja krijoi frikë dhe te vendet e tjera të BE-së. Franca dhe Gjermania ishin të parat që reaguan, dhe dolën kundër bllokimi të vizave.
Ministrat e Mbrojtjes do të mblidhen këtë të martë në Pragë për të marrë një vendim në unanim për sa i përket vizave turistike për shtetasit nga Rusia dhe Bjellorusia.
Ka të ngjarë të bien dakord në parim për organizimit të misioneve të përbashkëta stërvitore ushtarake për trupat ukrainase.
“Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e elementeve pro-demokratike me shoqërinë ruse”, ka reaguar Franca.
“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë fuqinë transformuese të përjetimit të jetës dinamike në sistemet demokratike, kjo duhet bërë veçanërisht për brezat e ardhshëm,” shtuan ata.
Ministri i jashtëm danez tha se ndihet i provokuar që rusët bëjnë plazh në shtetet e Europës Jugore.
Ndërsa burrat ukrainas nuk dalin dot nga vendi, për shkak se luftojnë.
“Është shumë provokuese për mua që shoh burra rusë në plazhet evropiane në Evropën Jugore. Në të njëjtën kohë burra ukrainas midis 18 dhe 60 vjeç nuk mund as të largohen nga vendi i tyre,” tha ministri i jashtëm i Danimarkës.
Një diplomat i BE-së tha se ministrat e jashtëm mund të bien dakord në parim për të pezulluar një marrëveshje për lehtësimin e vizave me Rusinë. Kjo do të nënkuptonte se rusët do të përballeshin me një procedurë më të gjatë. Ata do të paguanin 80 euro në vend të 35 eurove për vizat e BE-së.