Aktorja e famshme turke, Demet Ozdemir dhe këngëtari Oguzhan Koç i kanë dhënë fund beqarisë. Çifti, të cilit janë në një romancë prej shumë kohësh dhe u fejuan në qershor, zhvilluan ceremoninë e martesës në një hotel në Sariyer. Ylli i kinematografisë turke zgjodhi dy fustane të ndryshme për ditën e saj të veçantë, njërin e veshi përgjatë ceremonisë së martesës dhe një gjatë festës.
Prezantuesit i njohur Acun Ilicali ishte dëshmitar i çiftit. Dasma u shty për dy ditë për shkak të kushteve atmosferike.Këngëtarët Murat Boz dhe Murat Dalkiliç realizuan një duet në skenë në dasmën e çiftit.
Mes të ftuarve ishin emra të njohur si Bensu Soral, Selin Cigerci, Deniz Baysal, Gulcan Arslan, Selin Şekerci, Hande Dogandemir dhe Pelin Karahan.