-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky apel rusëve: Shkoni në shtëpi

Kryesoret

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje trupave ruse që të largohen.

Sipas Zelenskyt, trupat ukrainase janë duke rimarrë kontrollin e territorit të tyre. Ai u zotua se trupat ukrainase do të ndjekin ushtrinë ruse “deri në kufi”.

“Nëse duan të mbijetojnë, është koha për ushtrinë ruse që të ikë. Shkoni në shtëpi”, tha ai. “Ukraina po rimerr territorin e saj”, theksoi Zelensky.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se ofensiva e Ukrainës veçse ka pasur ndikim në aftësitë e ushtrisë ruse.

“Sepse rusët është dashur që të marrin burime nga lindja vetëm për shkak të raportimeve se ukrainasit mund të kryejnë një ofensivë më në jug”, tha Kirby.

Ministria ruse e Mbrojtjes pranoi se Ukraina ka nisur ofensivë të re, por insistoi se kjo ofensivë ka dështuar, duke pretenduar se forcat ruse janë shkaktuar viktima të shumta në anën ukrainase.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit