Iris Ago tashmë, do të jetë një ish-drejtoresh. Me vendimin e Këshillit të Ministrave, Ago la sot detyrën si Drejtoresh e Përgjithshme kundër Pastrimi të Parave.
Po vendimit të Këshillit të Ministrave, Ago mori postin e pasuar nga Elvis Koçi në qershor të këtij viti. Vetëm dy muaj kohë pati “drejtoresha” që të përmbushte detyrime e përcaktuara.
22 qershor 2022
Lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të drejtorisë së përgjithshme të parandalimit të pastrimit të parave
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Z. Elvis Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Iris Ago emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.