Nën kryetari i Khersonit, ka treguar se Ukraina ka pasur sukses për zmbrapsjen e truapev rusë nga rajoni.
Sobolevskyi tha se operacionet e suksesshme ishin në qytetet Kherson, Beryslav dhe Kakhovka.
Ai nuk dha detaje të tjera.
Më vete, Natalia Humeniuk, një zëdhënëse e Komandës Operacionale të Ukrainës Jug, tha: “Aktualisht po vazhdojmë punën tonë për shkatërrimin e qendrave logjistike të armikut, ndërprerjen e transportit për të grumbulluar rezervat.”
“Forcat e blinduara ukrainase kanë vazhduar të sulmojnë Grupin Jugor të Forcave të Rusisë në disa akse në të gjithë jugun e vendit që nga e hëna”, thuhet në raport. “Formacionet ukrainase e kanë shtyrë vijën e përparme në një farë mase, duke shfrytëzuar mbrojtjen ruse të mbajtur relativisht pak”.
Një postim në kanalin Telegram të ministrisë ruse të mbrojtjes pretendonte se përpjekjet e Ukrainës për të “rifilluar operacionet sulmuese” në zonat e Ukrainës jugore kishin dështuar. Ministria tha se forcat ruse shkaktuan humbje të mëdha të pajisjeve dhe personelit.