Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka emëruar n/drejtorin e ri të SHISH-it.
Ai do të jetë Oljan Tanushi. Pikërisht ai pritet që të marrë edhe kompetencat e drejtorit që prej disa muajsh ndodhet në SHBA.
“Nuk kemi ndryshuar kreun e SHISH. Kemi emëruar nën drejtorin Oljan Tanushi.
Është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng prej kohësh për shkak të konfliktit të institucionit të presidentit dhe SHISH-it, që u plotësua sot” tha ministri Çuçi.