-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gafat që s’duhet të bëni në një grup chat-i

Kryesoret

E dimë që ndonjëherë grupet e chat-it në WhatApp bëhen të lodhshme dhe të besdisshme, por kini parasysh që ashtu dukeni dhe ju kur tregoheni të pasjellshëm atje. 

Nuk ka rëndësi nëse grupin e ke me familjen, kolegët e punës apo shoqërinë e ngushtë; ka disa rregulla etike të pashkruara që duhen zbatuar. Fillimisht, mos i bëni mute, mos bllokoni persona të caktuar dhe mos injoroni. Do të bënit figurë të keqe dhe ju s’e doni këtë. Po çfarë s’duhet të bëni kurrë gjatë një bisede në grup?

1.  Mos i kërkoni anëtarëve të tjerë të grupit t’ju përmbledhin me pak fjalë çfarë kanë diskutuar vetëm se ti nuk ke nerva apo kohë të lexosh bisedat. Bëji një nder të gjithëve dhe bëj sikur je i interesuar.

2.Kujdes me videot dhe fotot që dërgon. Mendo për secilin prej ty dhe tregohu i kujdesshëm për të mos ofenduar askënd. 

3. Mos shtoni askënd pa pyetur fillimisht pjesëtarët aktualë.

4.Mos u përgjigjni me një fjalë. Dukeni snob, arrogantë dhe mëndjemëdhenj.

5.Mos u përgjigj pas 3 ditësh. Mund të keqkuptohesh. 

6. Mos harro që çfarë ndodh brenda atij grupi mbetet aty. Mos nxirrni të fshehtat e secilit me njerëz të tjerë.

7.Mos u tregoni të pasjellshëm dhe përdorni emoji nëse s’doni të keqkuptoheni. Ironitë në grup janë të padurueshme, të lodhshme dhe farë interesante. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit