-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-vendi jugosllav, me përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor

Kryesoret

Ministrja e Jashtme sllovene Tanja Fajon njoftoi dje se vendi i saj ka emëruar një përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor.

Për këtë lëvizje ajo ka njoftuar edhe zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

“Forumi Strategjik Bled 2022 | E informova Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për emërimin e përfaqësuesit tonë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pres bashkëpunim”, ka shkruar gruaja e cila në opinionin shqiptar mbahet si ajo që mundësoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë në 2010-ën.

Përfaqësues special është emëruar Anzhej Frangesh, i cili është i punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë që nga viti 2003.

Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka punuar në Ambasadën e Sllovenisë në Beograd, ku ka qenë përgjegjës për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Sllovenisë dhe Serbisë dhe ka ndjekur nga afër çështjen e Kosovës.

Më pas, në vitin 2011, ai u caktua në misionin EULEX në Kosovë.

Në tre pasuese, ai shërbeu si oficer ndërlidhës rajonal ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe nga viti 2014 deri në 2016 ishte pjesë e Delegacionit të BE-së në Beograd, i fokusuar në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ai ka mbajtur edhe postin e këshilltarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa nga viti 2018 është ambasador i Sllovenisë në Bullgari.

Nga Sllovenia nisi shpërbërja e ish-Jugosllavisë, nën tension ushtarak por pa u shkrehur armë, të cilat do pasonin më vonë tragjikisht, në Kroaci e Bosnje e më pas në Kosovë.

Kjo sepse Serbia nuk ka patur pretendime territoriale apo politike ndaj Sllovenisë.

Në këtë kuptim, Sllovenia është dhe nuk është një shtet ballkanas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit