Policia italiane ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar për vjedhje.
Ai ka vjedhur naftën në një fermë të madhe në komunën e San Nicola Manfredi duke mbushur fugonin e tij me fuçi të mëdha.
Karabinierët e stacionit San Giorgio del Sannio, pasi morën një denoncim nga fshatarët u vendosën menjëherë në lëvizje. Pas një ndjekje që zgjati shumë pak, policia ndaloi 25-vjeçarin ku brenda fugonit ka gjetur edhe naftën.
Pas hetimeve të kryera menjëherë, ata konstatuan se materiali ka ardhur nga një garazh i një shtëpie në fshatin prej nga u krye edhe denoncimi.
Malli i vjedhur mbante vlerën e 5 mijë eurove.