Dita e mërkurë e 31 gushtit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 22 / 30 °C, në vendet e ulëta 19 / 32 °C dhe në vendet malore 13 / 27 °C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Reshje shiu përgjatë zonave të ulëta e në zonat malore reshjet e shiut hera-herë pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.