-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përdhunimi i 11-vjeçares, protestë në Prishtinë

Kryesoret

Pas ngjarjes së rëndë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga 4 persona, qytetarët kanë dalë në protestë këtë të mërkurë në Prishtinë.

Protesta u thirr nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pasi u bë publik rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë të dyshuar.

Me brohoritjet “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Shteti fajtor”, “Përdhunimi është krim”, “Jo, do të thotë Jo”, “Nuk po ndihem e sigurt”. Qytetarët marshuan nga sheshi Zahir Pajaziti drejt ndërtesës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Protestuesit hodhën ngjyrë të kuqe në drejtim të ndërtesës së Këshillit Gjyqësor. Ata po kërkojnë dënim meriton për të dyshuarit e dhunimit të të miturës.

Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar pesë autorët që dyshohet se kanë dhunuar të miturën në Prishtinë më 27 gusht në Prishtinë. Ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe tre persona të mitur.

Dhunimi thuhet se ka ndodhur më 27 gusht në një park në Prishtinë.

Viktima, sipas Policisë së Kosovës, është dërguar në një strehimore.

Edhe më 30 gusht, në Prishtinë para Teatrit Kombëtar është mbajtur një protestë, përmes së cilës, qytetarët kanë kërkuar që të bëhen publike emrat e të dyshuarve për dhunë seksuale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit