Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka falënderuar drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano për bashkëpunimin.
Pas shkarkimit që i bëri Edi Rama, Yuri Kim thotë se Nano ishte partner i fortë i SHBA-së.
“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i SHBA-së si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit” shkruan Kim.
I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i 🇺🇸 si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit.
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) August 31, 2022
Gledis Nano u shkarkua sot nga posti. Ministri i Brendshëm i kërkoi dorëheqjen të hënën, Nano nuk pranoi dhe Rama sot e largoi.