Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho ka reaguar për deklaratën e Ramës dhe sulmin që i bëri Bullgarisë.
Rama u shpreh se Bullgaria ka penguar integrimin e Shqipërisë në BE. Nesho është shprehur retorika e Ramës ishte boshe dhe anti-europiane.
“Një vend historikisht mik i Shqipërisë, ngre alarmin për diskursin anti-europian në të gjitha planet. Ndaj politikave të BE-së, ndaj vendeve të vecanta si dhe dështimin në plotësimin e kërkesave themelore të Parlamenit Europian,” është shprehur Nesho.
Ai ka shtuar se Rama po imponon një agjent anti-evropiane për të bllokuar më tej procein e Shqipërisë drejt BE-së.
“Autokrati i ri i Shqipërisë, po përpiqet të imponojë një axhendë jo europiane për Shqipërinë. Duke kritikuar, provokuar vendet europiane dhe vetë BE për të bllokuar procesin e përbashkët të integrimit të vendit tonë në BE”, shtoi ai.
Partia e Lirisë, e shikon këtë politikë të personalizuar të Ramës si shumë të rrezikshme dhe me pasoja për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane.