Jorida Tabaku, deputetja e PD, akuzon Ramën në Facebook për lidhje të ngushta me lojërat e fatit.
Ajo thekson se Rama do të hapë bastet për interes personal.
“Hipokrizia e kryeministrit që na drejton që kur interesi i tij personal, politik dhe tërësisht jo publik e thërret të ndërmarrë akte drastike që më pas i zhbën po për interesin e tij personale është po aq kriminale sa korrupsioni dhe vjedhja”.
“Sot, çuditërisht ky njeri që nga Foltorja e Kuvendit lexonte “skedat penale të pronarëve të Kompanive të Basteve” (citoj Edi Ramën nga fjalimi në kuvend), i njëjti kryeministër që nga po e njëjta foltore deklaroi “ndalimin përfundimtar të bixhozit” ka vendosur që të rikthejë “lojërat e fatit”.
Arsyeja se përse sot jam në një gjyq me Edi Ramën është pikërisht akuza ime se ky kryeministër ka përdorur Lojërat e Fatit për interesin e tij personal.
Aksioni i tij kundër tyre (që në fakt i forcoi më shumë ato), lufta e tij kundër tyre (që në fakt i stimuloi në vende të tjera) e deri tentativat e tij për t’i rihapur ato pasi është zotuar si një hero puritan për t’i mbyllur është provë e qartë se akuzat e dhëna prej meje nuk ishin sajesa dhe as shpifje”, shkruan Tabaku.