-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Lladrovci në iftar: Një moment bashkimi, respekti dhe mirëkuptimi mes nesh!

Kryesoret

Kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në faqen e tij facebook, ka ndarë disa foto ku së bashku me të tjerët kanë shtruar iftar për anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, duke i falenderuar të gjithë pjesëmarrësit për respektin e treguar.

Postimi i Lladrovcit

Falënderoj Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas, asamblistet, asamblistët dhe ekzekutivin e komunës për praninë në iftarin e ftuar nga unë dhe kryesuesi i Asamblesë, Burim Bujupi.
Ishte një mbrëmje e bukur në frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit. Një moment bashkimi, respekti dhe mirëkuptimi mes nesh.
Këto takime na afrojnë më shumë me njëri-tjetrin dhe forcojnë bashkëpunimin për të mirën e qytetarëve tanë.
Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen dhe respektin e treguar. Uroj që muaji i Ramazanit t’ju sjellë shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit