Kreu i PD, Sali Berisha, e nis shtatorin duke mbledhur menjëherë kryesinë e demokratëve.
Nga PD bëhet e ditur se Berisha ka thirrur në orën 12:00 kryesinë e partisë, ndërsa janë dhënë edhe arsyet.
1.Ndarja e grupeve tw punës që do të shpërndahen nëpër zona për të organizuar strukturat e Partisë Demokratike.
2.Miratim i departamenteve pranë PD sipas sektorëve përkatës
3.Miratimi i sekretarëve politikë për disa nga degët e partisë demokratike
Ndërkohë, mësohet se një ditë më parë, disa deputetë janë mbledhur në një takim informal në një prej hoteleve të kryeqytetit.