-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e parë e reciprocitetit, xhamat e makinave mbushen me afishe kundër RKS

Kryesoret

Në Mitrovicë të Veriut sërish janë shfaqur afishe kundër riregjistrimit të makinave në targat RKS- Republika e Kosovës.

Në xhamin e përparmë të disa makinave janë parë afishe me mbishkrime:

“Nuk ka dorëzim, KM-ja mbet”, duke iu referuar targës KM (Mitrovicë e Kosovës).

Po ashtu, simboli i Kosovës në disa targa të veturave është mbuluar me letra ngjitëse ku shkruan KM.

Më 1 shtator ka nisur afati prej 61-ditësh për riregjistrimin e veturave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, të lëshuara nga Serbia. Sikurse janë KM, PR, PZ e të ngjashme që përdoren nga qytetarët serbë në veri të Kosovës.

Kjo është hera e dytë që mesazhe të tilla shfaqen në Mitrovicë të Veriut, pasi për herë të parë ato u shfaqën më 30 korrik të këtij viti. Por, as kësaj radhe, Policia e Kosovës nuk ka bërë ndonjë njoftim për këto afishe.

Ndërkaq, gjatë muajit gusht, në Mitrovicë të Veriut u shfaqën grafite ku shkruante “Brigada e Veriut – Mos u shqetësoni, ne jemi këtu, po presim”.

“Shenjat” në 30 korrik

Policia në raportin e rregullt 24 orësh e identifikoi rastin e shfaqjes së grafiteve, por nuk ka treguar se cilat janë rezultatet e hetimeve të kryera.

Vlerësohet se në katër komunat në veri (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan) qarkullojnë rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia.

Albin Kurti, përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe, sot u bëri thirrje serbëve që të konvertojnë targat në RKS.

Sipas Kurtit, 401.945 vetura janë të regjistruara me targat RKS.

“Prej tyre, dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen në targa RKS përbëjnë rreth 2 për qind të tyre”, tha ai.

Vendimet e qershorit të Qeverisë së Kosovës, për targat dhe dokumentet serbe, u kundërshtuan nga serbët lokalë.

Pas heqjes së barrikadave pasditen e 1 gushtit, Qeveria shtyu zbatimin e vendimeve për 1 shtator. Por, në ndërkohë, Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-ve, arritën marrëveshje për dokumentet.

Në bazë të marrëveshjes për dokumentet, nga 1 shtatori qytetarët e Kosovës dhe Serbisë po hyjnë në shtetet e njëra-tjetrës. Pa pasur nevojë që të pajisen me dokumente për hyrje/dalje./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit