-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E akuzoi për spiun/ Meta çon shefen e “Dosjeve” në SPAK: E urdhëroi Rama

Kryesoret

Ish-presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalën.

Ditën e sotme kryetari i Partisë së Lirisë ka kallëzuar penalisht në SPAK kryetaren e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, Gentiana Sula.

Gjithashtu edhe katër anëtarët që i çuan Kuvendit shkresën që e vendosnin në dijeni se Ilir Meta kishte rezultuar bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Padia e Ilir Metës

Në padi, Meta kërkon hetim të plotë, zbardhje të tabulateve telefonike për personat e kallëzuar për të zbuluar, se sipas tij, kush i ka udhëzuar për të ndërmarrë këtë vendim.

Sipas tij, Autoriteti i Dosjeve manipuloi dhe falsifikoi për shantazh politik duke “shkelur rëndë ligjin”.

Pas gjithë kësaj, Meta akuzon se qëndron vetë Edi Rama.

Padia e Ilir Metës

“Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.

Për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.

Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë” shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit