Ne Beograd po zhvillohet takimi i radhës i “Open Balkan”.
Teksa provonte verën shqiptare, në Panairin e Verës presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se po mendon që të vijë në Shqipëri për pushime.
“Më pëlqen shumë vera, ka një shije të çuditshme dhe më pëlqen. Më duhet të vij në Shqipëri ta shijoj më shumë.
Tani më duhet të sillem sikur nuk po pi shumë, por duhet të vij aty me familjen time. Brenda vitit do vij, nuk është problem për mua. Do të doja të vija” tha ai.
Vuçiç theksoi se Ballkani i Hapur sjell vetëm të mira dhe theksoi se të gjithë bashkë do të punojnë për shqiptarët, maqedonasit dhe serbët.