Geraldo Durdaj ka marr pozicion në krye të Agjencisë të Trajtimit të Pronave. Ai do të zëvendësojë në këtë post Jonida Baçin.
Propozimi ka ardhur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Mesa duket Manja ka qenë i kënaqur me detyrën e tij, pasi ai ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.
Manja dërgon Baçin në SPAK
Jonida Baçi është drejtoresha e denoncuar në SPAK nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Sipas tij ajo ka abuzuar me pronat, si drejtoresh e ATP.
Baçi u shkarkua në qershor të këtij viti nga Rama, pas rastit të korrupsionit.
Ky i fundit tha se Njësia Antikorrupsion ka zbuluar përfshirjen e saj dhe të disa zyrtarëve të tjerë të lartë një skema të abuzimit me pronat.