-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masa të reja për kursimin e energjisë në Itali

Kryesoret

Dy masa të reja të kursimit të energjisë janë duke u përgatitur për t’u miratuar nga qeveria Draghi në Itali , me kufizim në kohëzgjatjen e ngrohjes dhe ulje të temperaturës.

Konkretisht, në mbledhjen e sotme të Kabinetit, siç transmeton televizioni publik Rai, ministri i Energjisë, Roberto Cingolani, në përputhje me informacionet, theksoi se nga fillimi i tetorit, shërbimet private dhe publike, si dhe banorët e pallateve do t’u kërkohet të të kufizojë me një orë në ditë përdorimin e radiatorëve dhe të reduktojë, në të njëjtën kohë, temperaturën e tyre me një gradë.

Megjithatë, sipas informacioneve nga mediat italiane, reduktimi i orëve të punës së radiatorëve mund të jetë më i madh në zonat gjeografike të Italisë jugore, ku dimri është më i butë.

Njoftimi zyrtar i këtyre masave të reja, si dhe i ndërhyrjeve të reja financiare në mbështetje të familjeve dhe bizneseve pritet të bëhet nga Mario Draghi brenda javës së ardhshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit