-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta kap mat “Dosjet”: Shihni si më bënë spiun me letra false (Dokumenti)

Kryesoret

Kryetari i PL-së, Ilir Meta tha se Autoriteti i Dosjeve ka falsifikuar një nga dosjet e sigurimit të shtetit për ta implikuar me qëllim duke e sulmuar me regji të koordinuar nga Edi Rama.

Ai publikoi edhe dosjen e vërtetë të cilën Autoriteti, sipas tij e falsifikoi. Për dosjen, ai tha se është de-klasifikuar pasi është bërë publike duke shkelur një tjetër ligj.  

Autoriteti është aneks i qeverisë dhe bashkisë Tiranë. Si mundesh të nxjerrësh të dhëna sekret në publik. I nxjerr sot dhe pas tre ditësh, bën mbledhje që gjoja i de-klasifikon.

Aty është vendosur dorë për të krijuar një keqkuptim. Në atë klasë ka pasur tre persona me iniciale I.M. dy ishin me emrin Ilir Metaj dhe në regjistër i vendosnin emrin e babait.

Si shpjegohet se këta kishin bërë gati edhe një projektligj kaq shpejt. Ata përmbajnë elementë të rrezikshëm shoqëruar.

Kanë tromaksur edhe kryetaren e Kuvendit. Kjo u bë në një ditë kur do rikthehesha në politikën aktive. E kaluara ime është dëborë e bardhë” tha Meta.

Ku është bërë falsifikimi?

Ilir Meta publikoi një dokument me shkrim dore të Filip Talos, që mbante datën 9 mars 1990. Dokumenti ishte konfirmuar si autentik nga Autoriteti i Dosjeve.

Talo kishte tentuar të kalonte kufirin.  Në letrën e tij, sipas ish-presidentit Talo përmend emrin Ilir Murati si personi që ka folur për kalimin e kufirit.

Para rreth ndonjë 12-14 muajve edhe në vazhdim unë në biseda të ndryshme që kam zhvilluar me Ilir Muratin.

I kam thënë atij nëse do të dëshironte të vinte me mua jashtë shtetit…”.

Sot Meta nxori një tjetër dokument që është shkruar me makinë shkrimi. Aty nuk përmendet Ilir Murati por Ilir Metaj dhe këtu akuzon për falsifikim.

Nga informacioni i T.O dt 2.3.1989 del se objekti Filip Talo i shprehet denoncuesit Ilir Metaj ndër të tjera se…”, thuhet në letrën që Meta deklaron se është e falsifikuar.

Në fund të korrikut, Autoriteti i Dosjeve i çoi një informacion Kuvendit ku e vendoste në dijeni se një person me inicialet I.M. ish-president ka rezultuar ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit