Do të mbahet sot në Beograd takimi i radhës i Ballkanit të Hapur.
Në ndryshim nga takimet e mëparshme, në Beograd këtë të enjte do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia.
Mësohet se do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
Në Beograd këtë të diel pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë mes vendeve pjesëmarrëse në këtë nismë.
Po ashtu, mësohet se në takimin do të jenë edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija.