Drejtori i prodhuesit të verave në Serbi, në fund të fjalës së liderëve të Ballkanit të Hapur, ka prezantuar verën “speciale” të këtij panairi.
Ai ka shpjeguar se vera është e bërë nga tre vende: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia.
“Është një variatet mes Cabernetit dhe Merlotit, e ëmbël dhe tepër elegante”, ka thënë ai.
Serbia ka organizuar e para një panair në lidhje me kulturën, ushqimin dhe pijet. Ky organizmin vjen në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. Ai do të mbahet nga 1 deri në 4 shtator dhe nga Shqipëri do të ketë 26 pjesëmarrës, të cilët do të përfaqësojnë vendin tonë në ushqime, punime artizanale dhe verëra.