-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video- Putin nderon trupin e Gorbachevit

Kryesoret

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putin nuk do të marrë pjesë në varrimin e Gorbachov.

Nexta ka publikuar një video ku Putin shihet me një buqetë me trëndafila pranë arkivolit të Gorbachevit. Më pas, presidenti rus mbajti një minutë heshtje.

Ceremonia e varrimit të Gorbachevit do të mbahet të shtunën në Sallën e Kolonave në Moskë, që historikisht është përdorur për ceremoni mortore të zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe të Joseph Stalin më 1953, shkruan REL.

Pas ceremonisë, trupi i pajetë i Gorbachevit do të varroset në varrezën Novodeviçi në Moskë, pranë varrit të gruas së tij, Raisa, e cila vdiq më 1999.

Peskov tha se do të ketë “elemente të funeralit shtetëror” për Gorbachevin, përfshirë edhe Gardës e Nderit. Sipas tij, ceremonia mortore do të organizohet me ndihmën e shtetit.

Gorbachev më 1985 mori udhëheqjen e Bashkimit Sivjetik dhe ishte i njohur për afrimin e tij me Perëndimin.

Ai ishte bërë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike dhe de fakto lider i vendit në moshën 54-vjeçare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit