-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festa e luleve kthehet në ditë morti, qytetarët e Shkodrës hedhin lule nga ura e Bunës

Kryesoret

Qyteti i Shkodrës duhet që të festonte sot ditën e luleve siç e do tradita por u kthye në një ngjarje morti pasi 9-vjeçarja u përcoll sot në banesën e fundit sot dhe kërkimet vazhdojnë për trupin e Alma Arrazit dhe të 2 fëmijëve të tjerë.

Në kujtimin e tyre qytetarët e Shkodrës kanë hedhur lule nga ura e vjetër e lumit Buna dhe zv.kryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza i ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të denoncojnë rastet e dhunës.

“Jemi sot të gjithë bashkë në këtë ditë në kërkim të disa luleve që u shkëputën tragjikisht nga jeta. Në Shkodër është bërë traditë që të festohet 6 maji me fëmijë, lule, këngë e recitime, por sot e i mungonte diçka shpirtërore këtij gëzimi. Është ky kërkim që vazhdon ende të bëhet sepse ende nuk janë gjetur 3 trupa. E kemi Eriseldën të gjetur pa jetë e cila sot përcillet për në banesën e fundit dhe ndihem shumë e trishtuar. Lutem që Eriselda të pushojë në paqe dhe nëna me dy fëmijët e tjerë të gjendjen dhe ne të mos kemi më të tilla ngjarje.

Dhuna po përsëritet rëndomë duke na marrë jetë e duke na plagosur zemrat, sidomos ne grave. I bëj thirrje të gjitha grave, vajzave dhe fëmijëve që shohin dhunës mes prindërve, mos heshtni, jo kur është vonë. Nuk mjafton t’i qani e kujtoni, duhet të ndërhymë dhe të ankohemi në instancat e caktuara”, u shpreh ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit