-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç në samitin e Ballkanit të Hapur: Provuam çdo gjë veç bashkëpunimit

Kryesoret

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç në samitin e Ballkanit të Hapur është shprehur se ka ardhur koha për një progres të ri politikë. Përmes frymës evropiane dhe shoqërinë globale bashkëpunimi mes vendeve bën që të ‘arratisemi’ nga zbatimi i politikës së vjetër shpjegoi Abazoviç.  

“Kënaqësi të shohësh njerëz të ulur në të njëjtën tryezë ndërkohë që në arenën ndërkombëtare ka një luftë. Ballkani Perëndimor përmes nismës ka nevojë për një politikë të re progresive, kemi provuar gjithçka përveç bashkëpunimit. Ka ardhur koha të zgjedhim paqen dhe progresin. Ka ardhur koha për bashkim dhe përparim të frymës evropiane në rajon. Kjo nismë është e suksesshme, duke patur parasysh krizën që mund të vijë në dimër që mund të zgjatet deri në pranverë, ne duhet ti mbajmë kanalet e komunikimit të hapura. Qytetarët janë të ngopur me politikën e vjetër dhe nacionalizmat, duan bashkëpunim. Në shoqërinë globale askush nuk mund të bëjë asgjë i vetëm.’- tha Abazoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit