-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Turqisë në samitin e Beogradit: Kemi komunikim të hapur si me Kosovën dhe me Serbinë

Kryesoret

Për herë të parë në samitin e Ballkanit të Hapur ka marr pjesë dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoglu.

Ai është shprehur në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, dhe theksin e ka vënë te vonesat. Po ashtu ai ka kërkuar bashkëpunimin e vendet për vendet e punës si dhe shkëmbimin e studentëve.

E shohim këtë nismë si një urë mes Ballkanit dhe BE. Zgjerimi në të shkuarën ka qenë politika më e suksesshme e BE por tashmë unioni është kthyer me sytë nga vetja. Askush nuk mund të thotë një arsye pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritën kaq gjatë. Unë shpresoj që përvoja e tyre të jetë e ndryshme nga përvoja jonë. Anëtarësimi i Turqisë është politizuar. Shpresoj që më shumë vende t’i bashkohen Ballkanit të Hapur. Ballkani duhet të marrë nën kontroll fatin e tij. Ne do të mbështesim çdo përpjekje për mirëqenien e rajonit. Ju uroj suksese’, tha ministri turk, Mevlut Çavuşoglu.

Ai ka theksuar në fjalën e tij dhe rëndësinë e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ka shtuar se “Turqia ka komunikim të hapur mes të dyjave vendeve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit