Trafikimi i drogës me postë, është kthyer në një problem shqetësues për policinë e shtetit.
Një pako e mbushur me kanabis në formë çokollate ka mbërritur në postën e qytetit të Durrësit. Ajo ishte nisur nga Belgjika dhe u tërhoq nga dy djem të rinj këtu.
Policia ka mundur të arrestojë dy të rinjtë, Endi Hoxha dhe Elimon Hasa.
Ky është rasti i pari i kësaj veprimtarie pasi disa javë më parë një pako me kanabis erdhi nga Anglia po me anë të postës, dhe po dërgohej në kryeqytet nga një i ri. Ky i fundit përdori taksin për të udhëtuar.