-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grevistët nuk heqin dorë, Krasniqi: S’do të lejojë Kurtin të bëhet diktator

Kryesoret

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi sot është takuar me përfaqësuesit e sindikatave të cilët po vazhdojnë grevat në arsim.

Ata diskutuan për situatën e rëndë në të cilën po kalojnë mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë, për shkak të vendimit arbitrar të Qeverisë Kurti për mosekzekutim të pagave për muajin gusht, shkruan Zeri.info.

“Nuk ka ndarje mes prindërve dhe mësimdhënësve. Mësimdhënësit janë prindërit tanë. Mësimdhënësit janë prindër po ashtu.

Dyert e shkollave me 1 shtator i ka mbyllur Albin Kurti, nuk i kanë mbyllur mësimdhënësit.

Sepse, Albin Kurti si kryeministër i ka pasur të gjitha mundësitë, që duke dialoguar më sindikalistët të gjejë zgjidhje, të ofrojë mundësi në këtë krizë të jashtëzakonshme ekonomike, të cilën po e kalojnë të gjitha familjet e Kosovës”, u shpreh ai.

Krasniqi tha se askush nuk ka të drejtë t’i ndalë pagat e sindikalistëve, aq më pak në këtë periudhë kur familjet kosovarë po përballen me rritje të çmimeve dhe mungesë të energjisë elektrike.

“Mosekzekutimi i pagave është vepër penale, është shkelje ligjore.

Sot Qeveria e Albin Kurtit me minsitrin Hekuran Murati i kanë privuar rreth 45 mijë familje prej pagave të tyre”, shtoi Krasniqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit