-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

IKMT në resortin e Hysenbelliut, Alibeaj: Rama njihet si dhunues i mediave

Kryesoret

IKMT ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm në Prestige Resort, pas disa problemeve me zaptimin të sipërfaqes së rësë.

Kjo ka sjell dhe reagime të ashpra nga palët politike. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e ka konsideruar prishjen nga IKMT si një sulm mbi mediat dhe fjalën e lirë të gazetarëve.

Ndërhyrja e IKMT në resortin “Prestige Restort” është një ngjarje që kërkon transparencë të plotë dhe të qartë për arsyet si dhe për momentin kur në të ndodheshin ende pushues.

Zbardhja e motiveve të vërteta të këtij akti të qeverisë qartëson dhe arsyet e vërteta të kësaj ndërhyrjeje. Përsa kohë pronari i resortit është dhe drejtuesi i një prej mediave më të mëdha në Shqipëri. Pikërisht kjo mund të jetë dhe zanafilla e vërtetë e sulmit ndaj pronës në këmbim të ndryshimit të linjës editoriale të medias News 24 dhe Panorama.

Edi Rama është tashmë i njohur botërisht si dhunues i fjalës së lirë dhe gazetarëve. Kjo e sotmja është vetëm një akt më shumë në vazhdën e presionit dhe sulmeve të këtyre 9 viteve ndaj medias së lirë dhe gazetarëve.

Ne dënojmë ashpër këto sulme dhe i bëjmë thirrje qeverisë të heqë dorë nga aktet që cënojne lirinë e medias në Shqipëri,” ka njoftuar Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit