Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar në lidhje me prishjen e IKMT-së në resortin e Hysenbelliut.
Ai është shprehur se resorti është 27-vjeçar dhe se është promovuar më herët nga vet Rama. Madje Meta ka shtuar se ai për prishje të interesit të tij, shkatërroi sezonin turistik të 500 pushuesve.
Nga na tjetër Meta ka nxjerr një dokumente ku inceneratori i Tiranës është me kusht si resorti, por atje IKMT nuk ka shkuar.
“Korrupsioni më i madh me letra, që ka ideator Edi Ramën, jo vetmë që i plotëson kushte, që po bëhet një evazion i dokumentuar dhe në SPAK. Kjo është e vërteta ligjore që po ndjek bandë-qeveria e Ramës.
Ndaj aktit terrorist, drejtohet ndaj medias së lirë, e cila nuk ka plotësuar vetëm një kusht. Ndërrimin e politikës editoriale, që të bëhet një ERTV. Është gjithashtu një akt terrorist mes lirës së pronës dhe sipërmarrjen. Ato që nuk janë të lidhura me EDi Ramën, përballen çdo ditë me më shumë probleme dhe kriza.
Ky i sotmi ishte një sulm ndaj turizmit. Të huajt u bën dëshmitarë të një akti dhune,” është shprehur Meta.