-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

IKMT në resortin e Hysenbelliut, Vokshi: Media në rrezik

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen e IKMT-së në “Prestige Resort”, pjesë e “Hysenbelliu Group”.

Vokshi është shprehur se janë vënë në shënjestër mediat e këtij grupi, dhe po cenohet linja e tyre editoriale.

Mësymja me fadroma dhe rruspa në një rezort turistik me 5 yje, në pronësi të një grupi të rëndësishëm mediatik, Hysenbelliu Group, nuk është asgjë më pak se hakmarrje politike.
 
I vënë në shënjestrën e News 24, Balkan Web dhe Panorama për korrupsionin dhe skandalet e adminstratës së tij, Edi Rama ka bërë sot atë që bën më mirë: Terroristin me fadromë.
” ka thënë ajo.
 
Sipas saj, “Rama ka dërguar IKMT e tij, të stërvitur në prishjen e shtëpive të qytetarëve dhe pronave të kundërshtarëve politikë, për të dhënë mesazhin e frikës.
 
Mesazhi i Ramës është i qartë: Kritikët duhet të heshtin.

Ata që nuk binden duhen çuar për riedukim.

Ato koka që nuk hanë njëra-tjetrën në përplasje për territore kriminale në rrugët e Shqipërisë, i ha qeveria e tij. Në mos me të butë, me kërcënime e shantazhe”.

Vokshi ka theksuar se media e lirë në Shqipëri është në rrezik, fjala e lirë e lirë është në rrezik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit